“Ngjarja e fundit në televizionin Nova S shkaktoi reagime të stuhishme nga publiku, pasi prezantuesja bëri një deklaratë të diskutueshme që ngjalli dyshime për paanshmërinë e saj politike”, shkruan media serbe, transmeton Bota sot.
Në pyetjen për takimin në Bruksel, prezantuesja e Nova S tha se “nuk mund të thotë mes Beogradit dhe Prishtinës, por Serbisë dhe Kosovës”, e cila praktikisht e ka pranuar se ka marrë direktivë për ta trajtuar Kosovën si shtet të pavarur.
“Ndaj kësaj deklarate të turpshme nuk ka reaguar bashkëbiseduesi Zdravko Ponoš, duke lënë përshtypjen se një njohje e tillë është diçka normale”, shkruan media serbe.
Ja deklarata mëposhtë në video.
— Arsil (@arsagarson) July 4, 2024