Jaha: Kadare do të mbetet kurora e prozës shqipe

Aktuale

Jaha: Kadare do të mbetet kurora e prozës shqipe

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 22:00
Studiuesi Besnik Jaha

Studiuesi Besnik Jaha sot në emisionin “Rubikon” u shpreh se Ismail Kadare, fuqi kryesore do ta ketë gjithmonë librin.

Jaha gjithashtu tha se Kadareja do të mbetet, siç u shpreh ai, kurora e prozës shqipe.

“Kadare fuqi kryesore do ta ketë gjithmonë librin, sidomos librin e tij në prozë”.

“Historia e letërsisë na tregon se te shqiptarët proza letrare nisi me Kristoforidhin dhe për koicidencë janë një varg mbiemrash të autorëve të fillojnë me shkronjë të njëjtë dhe Konica pas Kristoforidhit sikur e zhvillon edhe gjuhën, por edhe tregimin, prozën, pas Konicës, sikur ia jep atë elementin e etnisë kombëtare, palcin etnik, Koliqi, për ta novelizuar Kuteli, e për ta bërë të famshme në botë, Kadare. Kadareja do të mbetet besoj si kurora e prozës shqipe”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat