Në kuadër të vizitës në Turqi, kryeministri Albin Kurti u prit sot nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi, e cila është me prejardhje shqiptare.
Kryeministri Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fiçi për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.
Në takim u diskutua mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Saniye Bora Fiçi është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti u takua me guvernatorin e Izmirit Suleyman Elban.
Kurti po ashtu do të takohet edhe me diasporën shqiptare në Turqi.