“Mund të ketë befasi!”/ Gjini i AAK-së flet për zgjedhjet e ardhshme

Aktuale

“Mund të ketë befasi!”/ Gjini i AAK-së flet për zgjedhjet e ardhshme

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:48
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ishte i ftuar në emisionin Politiko, ku edhe foli rreth zgjedhjeve të reja.

Gjini teksa komentoi sondazhin e UBO-së se cila parti politike është duke prirur, tha mundet të ketë gjithmonë befasi.

“E gjithë koha prej tash deri në ditë e zgjedhjeve është kohë dinamike, jo statike dhe sondazhet janë snapshoots pra fotografi e momentit, munden me ndryshu”, deklaroi Gjini.

“Vota është pronë e njerëzve, ata kanë me votu qysh të mendojnë vet, e jona është me bind sa më shumë njerëz me votu Aleancën, besoj se i kemi të gjitha elementet e duhura për një gjë të tillë”, shtoi ai mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat