“Ngecja në dialog”– Fejza e VV-së: Dihet kush është përgjegjësi

Aktuale

“Ngecja në dialog”– Fejza e VV-së: Dihet kush është përgjegjësi

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:50
Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, Arjeta Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje, Arjeta Fejza në Raport, ka deklaruar se që nga fillimi i mandatit të qeverisë aktuale, insistimet kanë qenë që të kishte rrjedhë e tema konkrete.

“Nëse i rikthehemi fillimit të mandatit nga ana e qeverisjes sonë dhe procesit të dialogut, ne vazhdimisht kemi insistuar që dialogu të jetë i përqendruar me tema konkrete dhe që të ketë rrjedhë logjike”.

Tutje, ajo tha se qëndrimet e qeverisë Kurti lidhur me dialogun ishin të përbashkëta me shtetet mike të Kosovës.

“Unë konsideroj që ky qëndrim është edhe i miqëve tanë ndërkombëtar dhe ngecjet në dialog kanë përgjegjës, dihet kush është përgjegjësi dhe pasojat të cilat i kemi përjetuar si shtet në raport me dialogun janë vetëm për shkak të dekonstruktivitetit që e ka pasur Serbia”, shtoi Fejza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat