Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Qeveria “Kurti” edhe kësaj radhe pa pikë transparencë do ta marr vendimin për rritjen e pagave.
Sipas tij, ky ndryshim tek pagat do të jetë për nevoja elektorale të VV-së.
“Flitet që Qeveria është duke e analizuar ngritjen e koeficientit, edhe mund ta bëjë një gjë të tillë siç e ka bërë edhe në të kaluarën pa një transparencë pa debat e analizë të rrethanave ekonomike për përfituesit të koeficientit, nëse ndodh vetëm me vendim pa i parë rrethanat është vendim politik për nevoja elektorale”, shprehet Shala.
Shala thotë se ngritja e koeficientit nuk do të mjaftojë pasi sipas tij, do jetë minimale.
“Qytetarët meritojnë ngritjen e pagës me një transparencë analizë e meritë duke analizuar. Qeveria mund të bëjë ngritje minimale por jo të mjaftueshme”, u shpreh Shala.