Gjini i AAK-së për incizimet Kusari-Radoiçiq: Foli me urdhër të këtij politikani

Aktuale

Gjini i AAK-së për incizimet Kusari-Radoiçiq: Foli me urdhër të këtij politikani

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 10:47
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” të Kanal 10, ka komentuar bisedën mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarit me shefin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq.

“Me urdhër të Albin Kurtit, shefja e grupit parlamentar të VV-së, flet me të (Radoiçiqin) në telefon. Me njeriun që është në list të zezë dhe ka pasur fletarrest të Kosovës”, tha Gjini.

Tutje sipas tij, të komentohet takimi i tij me kreun e AAK-së dhe atë të Kusarit me Radoiçiq është sikur të mos shihet mali nga pema.

“E tani me nis ju me thanë këta kanë ndejt e me kamuflu faktin që zyrtarisht qikjo parti që është në pushtet ka fol me të në kohën kur ka qenë në list të zezë, domethënë duhet me harru mos me e pa malin prej pemës”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat