Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur ditën e djeshme.
Ndërsa, rasti ka ndodhur në zyrën e tij.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar në zyrën e prokurorit dhe e kishte kanosur me fjalë.
I njëjti kishte të veshur po ashtu një antiplumb.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.