Ahmeti takohet me Waqan e Forumit për Ishujt e Paqësorit, flitet për progresin e Kosovës ndër vite

Aktuale

Ahmeti takohet me Waqan e Forumit për Ishujt e Paqësorit, flitet për progresin e Kosovës ndër vite

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 10:55
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa.

Ahmeti dhe Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.

Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat