Nikaj pret në PDK emisarin slloven për rajonin, flasin për zhvillimet politike

Aktuale

Nikaj pret në PDK emisarin slloven për rajonin, flasin për zhvillimet politike

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka takuar sot emisarin e Sllovenisë për rajonin, Anzej Franges.

I cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takim është folur për aktualitetin politik, në veçanti për zhvillimet në Kosovë.

 “Nikaj e ka falënderuar emisarin Frangeš për vizitën dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se PDK-ja, si gjithmonë, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e PDK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat