Bëhen të ditura takimet e Baton Haxhiut me shefat e UDB-së; Kush janë 200 bashkëpunëtorët-informatorë të infiltruar në UÇK

Aktuale

Bëhen të ditura takimet e Baton Haxhiut me shefat e UDB-së; Kush janë 200 bashkëpunëtorët-informatorë të infiltruar në UÇK

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2024 Në ora: 19:37
Baton Haxhiu

“Ky ka qenë takimi ma mbresëlënës në  jetën time dhe është prej mburrjeve më të mëdha në jetën time”, deklaratën e Baton Haxhiut pas takimit me Jovica Stanishiqin, e ka komentuar gazetari Jeton Sopa. Sipas tij, këtë mund ta thotë vetëm gazetari famëkeq Baton Haxhiu.

Gazetari Sopa tutje shkruan se tani po dihet se Haxhiu ka takuar vetëm një herë Stanishiqin, ndërsa herët e tjera është takuar me vartësit e tij.

Postimi i plotë:

Me taku famëkeqin Jovica Stanishiqin dhe me thanë që “ky ka qenë takimi ma mbresëlënës në  jetën time dhe është prej mburrjeve më të mëdha në jetën time” këtë gjë mund ta thotë vetëm gazetari famëkeq  Baton Haxhiu i cili së bashku me një  piun të tij sot na  defilojnë nëpër portale e studio televizive duke na shitur moral e patriotizëm.

Batoni tha se e ka takuar vetëm një herë Stanishiqin e tash po na del se herave tjera qenka taku me vartësin e tij, Zoran Stihoviç i cili në atë kohë ka qenë shef i operacioneve të UDB-së në Kosovë.

Ndërkohë Zoran Stihoviç në dëshminë e tij në Hagë ka thënë se UDB-ja i ka pasur 200 bashkëpuntorë-informatorë të infiltruar në UÇK..

Një njeri që del thotë publikisht se nuk duhet të dënohen krimet barbare serbe në Kosovë,krenohet me takimin me Stanishiqin e lobon haptazi për ndarjen e Kosovës nuk mund ta quajmë ndryshe përveçse ashtu si e meriton : Baton Stanishiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat