“Loja e Vuçiqit” – Parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

Aktuale

“Loja e Vuçiqit” – Parapërgatitje për sulm apo blof i radhës?

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 19:37
Aleksandar Vuçiq

Tash e disa ditë, presidenti i Serbisë është duke përmendur dronët kosovarë, që sipas tij po vëzhgojnë pozicionet e ushtrisë së Serbisë.

Megjithatë, pretendimet e tij nuk janë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes, që nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit për këtë temë.

Por, komunikimi i tillë i Presidentit serb, që është shfaqur me udhëheqës të ushtrisë së shtetit të tij në ditët e fundit, nga njohës të sigurisë në vend po konsiderohet si lojë e radhës.

“Është komunikim i një lufte speciale dhe një komunikim që shkon në shërbim të politikës së brendshme të Serbisë. Vuqic-it i duhet gjithmonë të ketë një arsyetim për veprimet e veta politike por edhe të paraqitet si lider që mbron interesat e Serbisë gjithandej”, ka thënë njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj.

Por Drizan Shala, beson që shteti i Serbisë do të përdorë pezullimin e dialogut që të krijojë tensione në Kosovë.

“Tani më nga informacionet që kanë dalur në publik nga ana e Kryekuvendarit, janë me qindra qytetarë që janë duke u trajnuar në kampe ushtarake të Ushtrisë së Serbisë dhe kjo është treguese se Serbia është duke u përgaditur ndërmjet formave të caktuara të kontraktorëve privat që i ka marr nga vatrat që është duke u angazhuar Ëagneri dhe të gjithë këta padyshim që do të veprojnë në interes të Serbisë duke cenuar Republikën e Kosovës”, ka theksuar Shala.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në fillim të kësaj jave bëri të ditur se institucionet kosovare, kishin informacione për formacionet që po ushtroheshin, në përgatitje të një sulmi eventual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat