Hoxha thotë se dialogu është në një fazë të “vdekjes klinike”

Aktuale

Hoxha thotë se dialogu është në një fazë të “vdekjes klinike”

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 19:43
Valdet Hoxha

Ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë se hapja e pikave kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, do ta ndalonte kontrabandën.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Hoxha tha se dialogu është në një fazë “vdekje klinike”, që siç tha ai është temë ditore dhe vështirë e realizueshme.

“Kujtojmë që Kosova dhe Serbia kanë rreth 400 km vijë kufitare dhe natyrshëm që me një komunikim normal dhe të ndërsjellët vlerësohen nevojat, sepse shtetet ekzistojnë për nevojat e qytetarëve, vlerësohen nevojat e qytetarëve qoftë për pikat e përhershme ose edhe sezonale. Dialogu është në një fazë të vdekjes klinike dhe po rishikohen ato pika të cilat ndoshta mund të jenë të lehta për t`u implementuar këtë periudhë ngërç të dialogut, por unë po besoj që është temë disa ditore dhe është vështirë e realizueshme, po tentohet që në fund të mandatit udhëheqësit e BE-së të ngarkohen me çështjen e Kosovës dhe Serbisë, që të nxjerrin diçka pozitive, por nuk mund të realizohet”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha është skeptik që pala serbe do t`a pranojë çështjen e pikave kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë duke e pasur parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për ta njohur sovranitetit të Kosovës, dhe duke e njohur në parim që pikat kufitare vendosen në mes shteteve atëherë, unë jam skeptik që të paktën pala serbe do t`a pranon një gjë të tillë. Mendoj që hapja e pikave të reja kufitare do ta ndalte kontrabandën, do ta zhvendoste ndoshta sepse pa e zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin me Serbinë. Me Serbinë çdo temë është politike, dhe tema e infrastrukturës dhe çfarëdo teme që duket teknike me Serbinë është politike”, thotë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat