Presidentja Osmani: Gratë në diplomaci formojnë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë

Aktuale

Presidentja Osmani: Gratë në diplomaci formojnë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 22:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është takuar sot me gratë ambasadore në Kosovë.

Siç i quajti ajo të shquara, “për të festuar shërbimin e jashtëzakonshëm të Carin Lobbezoos si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe për forcën e grave në diplomaci”.

Ajo tutje shtoi se ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci.

“Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, shkroi mes tjerash Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat