Ish-zëvendësministri: Ura e Badovcit shpërfaq paaftësinë e Qeverisë për projekte të mëdha

Aktuale

Ish-zëvendësministri: Ura e Badovcit shpërfaq paaftësinë e Qeverisë për projekte të mëdha

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 09:27
Fatmir Limaj dhe Fatmir Matoshi

Ish-zëvendësministri i Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, thotë se  është banal arsyetimi i Ministrisë së Infrastrukturës, sa i përket ndërtimit të urës së Badovcit.

‘’Për herë të dytë është shkatërru Baypassi që është bërë tek Badovci. Çështja më banale që unë e shoh është se ministria thotë se është niveli i ujit që nuk po i lë me punuar, pra sipas tyre liqeni nuk po i lë me punu’’, thotë ai.

Matoshi, deklaron se kjo pengesë tregon paaftësinë e Qeverisë Kurti për me përfundu projekte të mëdha.

‘’Kjo është pengesë e madhe dhe e shpërfaq edhe njëherë paaftësinë e kësaj Qeverie për me kry projekte dhe me kry punë’’, thekson ai.

Ish-zëvendësministri, potencon se po ashtu kjo është paaftësi për menaxhimin e kontratave.

‘’Kjo është totalisht paaftësi për menaxhim të kontratave’', deklaron Matoshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat