Ish-ministri: Kosovës po i mungon dialogu social

Aktuale

Ish-ministri: Kosovës po i mungon dialogu social

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 09:34
Skënder Reçica

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skënder Reçica, ka deklaruar se Kosovës po i mungon dialogu social.

Sipas tij, Qeveria ka dështuar në Ligjin e ri të Punës, i cili do të avanconte të drejtat e punëtorëve.

“Kosovës është duke i munguar dialogu social dhe si rezultat, pakënaqësi ka edhe në sektorin publik e privat sa i përket të drejtave të punëtorëve.

Kjo Qeveri ka dështuar në Ligjin e ri të Punës, i cili do të avanconte të drejtat e punëtoreve dhe ato të drejtat që nuk mund të përfshihen në Ligjin e Punës të rregullohen përmes marrëveshjes të përgjithshme kolektive”, u shpreh Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat