Sveçla dhe Balla nesër vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë

Aktuale

Sveçla dhe Balla nesër vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 10:59
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, nesër do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes një komunikate.

Vizita e tyre do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Tutje, në komunikatë thuhet se nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në “pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat