Sindikata e RTK-së: Mirëpresim dorëheqjen e drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj

Aktuale

Sindikata e RTK-së: Mirëpresim dorëheqjen e drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Sindikata e Pavarur e RTK-së  mirëpret dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.

Përmes një njoftimi për media, SP-RTK thotë se përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore. Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro”.

Sindikata thotë se Ahmetgjekaj nuk kishte raporte të mira me ta.

Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe  nxjerrë prej zyrës kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës”.

“Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik. Ka dështuar ta rregulloj çështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK”, vijon tutje njoftimi.

Sipas tyre ajo çka është më e rëndësishmja, “Ahmetgjekaj ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së”.

Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat