Së shpejti kërkesa për paraburgim për shtetasin turk që dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren

Aktuale

Së shpejti kërkesa për paraburgim për shtetasin turk që dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar nga Prizreni, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika.

Lidhur me ngjarjen tragjike si i dyshuar është ndaluar një shtetas turk.

Rastin po e heton Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Zëdhënësja Fitore Mehmeti – Sejrani, tha se E.A dyshohet për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Mehmeti-Sejrani theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Rasti është duke u hetuar nga prokuroria në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat