​Anketuesit e vlerësojnë cilësinë të dobët në arsim, fajësojnë MASHTI-në

Aktuale

​Anketuesit e vlerësojnë cilësinë të dobët në arsim, fajësojnë MASHTI-në

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

E dobët po vlerësohet cilësia në arsimimin e gjeneratave të reja nëpër shkolla dhe fakultete në Kosovë.

KosovaPress ka zhvilluar një anketë me titull “Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete”, në të cilën kanë votuar 160 persona. Nga ata shumica ose 92 persona ose 57.50%,kanë votuar se cilësia është e dobët.

Cilësinë në institucionet arsimore e kanë vlerësuar si mesatare 58 persona ose 36.25%. Kurse, të mirë e kanë vlerësuar cilësinë vetëm 10 persona ose 6.25%.

Ndërkohë, njëri nga qytetarët me mbiemrin Lumi ka shkruar se cilësia është më e mirë se sa që paguhen mësimdhënësit.

E sipas qytetarit tjetër, ka shkruar se cilësia në fakultete reflekton në rrugë e shoqëri.

E ka të atillë që mendojnë se arsimi është politizuar. “Arsimi është politizuar dhe nuk priten suksese të mira”, ka shkruar Qeriqi.

“Derisa politika të largohet rrënjësisht nga arsimi, arsim cilësor nuk do të ketë”, ka shkruar Bilalli.

Florim Shala thotë se si është qeveria dhe MASHTI-i, janë shkolla dhe fakultetet, pasi cilësia e mësimit varet nga qeveria, konkretisht nga MASHT-i.

Maliqi shkruan se cilësia është e dobët e për këtë të gjithë jemi fajtorë, por më shumë pushteti pasi ka bërë ligje të këqija. “Pa disiplinë, pa llogaridhënie dhe përgjegjësi, nuk ka cilësi po ka veç sasi e numra koti”, ka shkruar ai.

Hasani thotë se me këtë ministre të dështuar që e kemi, nuk pritet me pas cilësi në arsim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat