Morina: Konkursi i gradimit të policëve të hetohet deri në fund

Aktuale

Morina: Konkursi i gradimit të policëve të hetohet deri në fund

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 17:52
Refki Morina

Nënkoloneli në pension i Policisë, Refki Morina, e ka mirëpritur raportin e IPK-së, në lidhje me gradimin e Policëve, ku thuhet se aty ka pasur dobësi.

Morina, tha se nëse ka dyshime të bazuara se ka pasur keqpërdorime, atëherë lënda duhet të bartet në prokurori.

“Rekomandimet që i ka dhënë IPK nëse hyn në sistemin PRIMS, është manipulu në sistem, në emra, persona, duhet të hulumtohen dhe të ndëshkohen për vepra penale, të shikohet kush ka ndërhy, qëllimi. Persona të tillë që kanë rëndë ndesh për favor të caktuar të gradave, duhet të procedohet lënda në Prokurori. Të shihet se a ka vend për hapje të rastit për personat nëse kanë rin në ndesh me ligjin”, ka thënë ai.

Ai tha se policët duhet të gradohen në bazë të meritës dhe jo favoreve.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm lidhur me menaxhimin e procesit të gradimit për rreshterë, pas shqetësimeve të ngritura mbi rregullsinë e këtij procesi.

Raporti i IPK-së thekson se procesi i gradimit është shoqëruar me disa dobësi në fazën e konkurrimit, duke ngritur shumë shqetësime dhe ankesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat