Bajrami: Serbia po i zmbrapsë marrëveshjet me Kosovën, po shkel ujdinë bazë

Aktuale

Bajrami: Serbia po i zmbrapsë marrëveshjet me Kosovën, po shkel ujdinë bazë

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 19:17
Alban Bajrami

Deputeti nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami është shprehur se është e pakuptueshme se si Kosova ka ende masa aktive nga Bashkimi Evropian.

Ndër të tjera, deputeti, tha se edhe pse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që i janë kërkuar nga BE-ja, nga ana tjetër, Serbia po i zmbrapsë marrëveshjet që vet është dakorduar për to.

“Është e pakuptueshme, e pashpjegueshme sesi kemi ende masa aktive nga Bashkimi Evropian. Raporti i zotit Borrell është pozitiv për heqjen e masave, kurse vendimi për ta trajtuar atë raport ende nuk vjen, ende zvarritet, mund të themi se kanë pasur arsye për shkak të proceseve zgjedhore të cilat kanë kaluar vendet e BE-së, por edhe Parlamenti Evropian, por asesi të mirëkuptojmë këtë prolongim kaq të gjatë”, u shpreh Bajrami.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet, kurse Serbia ka shkuar duke i zmbrapsë edhe marrëveshjet për të cilat jemi kuptuar. Letra e zonjës Bërnabiq që është dërguar vendeve të BE-së, shkel në katër pika marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit”.

Vitin e kaluar, më 24 shtator një grup militantë serb, sulmoi Kosovën në veri të saj, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Lidhur me këtë, Bajrami tha se Serbia po nxit sulme të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat