Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga ballafaqimi me publikun

Aktuale

Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga ballafaqimi me publikun

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 21:24
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti, po ik nga ballafaqimi me publikun.

“Kjo është një qeveri që në secilin ballafaqim me publikun këta ikun prej letërnjoftimit të vet si qeveri 4-vjeçare, cili është ky komunikim,” tha Tahiri.

Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit, AAK-ja ka qenë grupi më aktiv e poashtu thotë se edhe vetë ai ka qenë deputeti më aktiv.

“Aleanca ka qenë grupi parlamentar më aktiv në 2 vitet e kalume, unë kam qenë deputeti më aktiv edhe në aspektim e diskutimit por edhe të përmbajtjes, ne kemi ngrit me dhjetëra debate, 12 tryeza i kemi mbajtë në kuvend, ne kemi qenë ata që kemi dalë në terren, jemi ballafaqu me çdo element që është problematik,” ka thënë Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat