Jakup Krasniqi nuk është lejuar të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar. Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren.
Krasniqi është shfaqur në Speciale me një kollare kuq e zi dhe me shqiponja, të cilën me raste e pati vënë edhe Nasim Haradinaj.
Pas kësaj ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar babain e saj me Mic Sokolin, duke shkruar madje se nga gjoksi mund t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra.
Postimi i plotë:
Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.
Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!
Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!