O’Brien thotë se është e qartë që SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit

Aktuale

O’Brien thotë se është e qartë që SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 22:12
James O’Brien

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, thotë se është e qartë që SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit.

“Unë mendoj se janë rreth 400 asociacione në të gjithë Evropën dhe ky do të ishte ai model”.

“Për sa i përket avancimit të dialogut, ne kemi mjete të tjera, siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon forcimin e bashkëpunimit siç është lëvizja e njerëzve, mallrave dhe gjërave të tjera praktike, mendoj se kjo është gjëja kryesore që ne po fokusohemi në detajet që lidhen me dialogun, por në një rajon me 18 milionë banorë, ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar dhe për t’u ofruar njerëzve një gjë më të mirë. Kjo duhet të zgjidhë disa nga tensionet”, tha O’Brien.

Ndryshe, O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin.

I pyetur nga Tanjug se si e sheh situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, O’Brien ka theksuar se “rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë-e Hercegovinës.

“KFOR-i si dhe EUFOR-i, janë aty për të parandaluar bandat e vogla lokale. Kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë dhe autoritetet e Kosovës në përpjekje për t’i zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha O’Brien.

Mediumi serb ka pyetur diplomatin amerikan se “pse Kosovës i lejohet të blejë dronë kur sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së e vetmja forcë e armatosur që lejohet të operojë në Kosovë është KFOR-i”, e O’Brien thotë se Rezoluta 1244 krijoi një proces për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës.

“Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj pa rrezikuar fqinjët e saj. Në përgjithësi, është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe për këtë do të ketë mbështetjen e SHBA-së,” tha O’ Brien.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat