Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklarimeve nga opozitarët se kryeministri Kurti nuk ka bërë ndonjë punë për Kosovë dhe se duhet të shkojë.
Sipas tij, opozitës nuk po i ndihmon dot asgjë, e që nënvizon se populli ka “vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”.
“Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti.
Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, shkruan deputeti në Facebook.