Haradinaj akuza pushtetit që “pamundësoi diskutimin për anëtarësim në NATO”, ka një falënderim për aleatët

Aktuale

Haradinaj akuza pushtetit që “pamundësoi diskutimin për anëtarësim në NATO”, ka një falënderim për aleatët

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 12:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte e mrekullueshme nëse në Samitin e NATO’s do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Ai tha se këtë e kanë “pamundësuar politikat e lidershipit aktual të Kosovës”.

I mrekullueshëm do të ishte lajmi sikur Kosova të ishte në tavolinat ku do të diskutohej për anëtarësimin e saj në NATO! Por fatkeqësisht politikat e lidershipit aktual të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë.”

Ai ka shtuar se pjesëmarrja e Kosovës në cfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO’n është nder për vendin.

Pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO-n, përfshirë edhe ftesën e Presidentes që të jetë pjesë e aktivitetit për gratë, paqen dhe sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, është nder për vendin, për çka u jemi mirënjohës aleatëve!”

Haradinaj ka thënë se udhëheqja e Koosvës duhet ta kuptojë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO.

Ai ka shkruar se ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës janë shkurtpamës dhe “nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë”.

“Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cilado që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dijnë pse i mbajnë postet që i kanë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat