Porosia nga Uashingtoni, O’Brien: NATO shumë më e fortë edhe në veri, Kosova po mbrohet në bashkëpunim me partnerët

Aktuale

Porosia nga Uashingtoni, O’Brien: NATO shumë më e fortë edhe në veri, Kosova po mbrohet në bashkëpunim me partnerët

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 13:53
Jim O’Brien

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Jim O’Brien tha se rreziku në Ballkan ishte se “disa beteja lokale do të shndërrohen në një zjarrvënie politike që do t’i mbajë prapa shtetet e rajonit”.

O’Brien nga Uashingtoni tha se Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe se ky rajon “duhet të ecë përpara”.

Rreziqet kryesore janë në veri të Kosovës dhe me kërcënimet e shkëputjes në Bosnjë e Hercegovinë. Një hap që kemi bërë gjatë vitit të kaluar është se NATO është shumë më e fortë, edhe si forcë parësore si pjesë e forcës së OKB-së, KFOR-it në veri të Kosovës, por edhe si mbështetje për EUFOR-in në Bosnjë e Hercegovinë, dhe mendoj se mund t’i ndalojë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë. Jam gjithashtu i inkurajuar që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës për t’u përpiqur që t’i adresojë rreziqet e dhunës dhe luftimeve të shtuara në veri të Kosovës. Dhe unë mendoj se, me këtë, ne kemi një shans për procesin politik – është dialogu, Plani i Rritjes, gjërat e tjera për t’i trajtuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brien të hënën për Tanjugun serb.

I pyetur pse SHBA-ja mbështeti tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në standardet e NATO-s dhe pse Kosovës iu lejua të pajiset me mjete ajrore pa pilot, O’Brien tha se Rezoluta 1244 e OKB-së ka krijuar “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”.

Ai proces u zhvillua dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj,” tha ai.

“Po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për ta siguruar mbrojtjen e saj, por pa i kërcënuar fqinjtë e saj. Unë mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit në rajon dhe se ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga SHBA”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat