Aksioni në Pejë: Ky është personi i arrestuar për fajde, ndalohet për 48 orë

Aktuale

Aksioni në Pejë: Ky është personi i arrestuar për fajde, ndalohet për 48 orë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar një aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e një personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. I dyshuari u kap sot paradite nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT).

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar është Visar Haxhiaj – ndaj të cilit tashmë është lëshuar masa e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar për sinjalin edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve të ndërmarra, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.“

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat