Në vazhdën e vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, ajo është takuar me presidentin kroat, Zoran Milanović.
Ata kanë diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.
Postimi i plotë:
Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Diskutuam aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. 🇽🇰🇭🇷