Osmani takohet me Blinken në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington

Aktuale

Osmani takohet me Blinken në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Washingon sa i përket Samitit të NATO-s ka takuar sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani ka falënderuar Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C..

Ajo ka thënë se aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat