Këta janë dy personat që u rrahën në një barnatore në Prishtinë

Aktuale

Këta janë dy personat që u rrahën në një barnatore në Prishtinë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Konfliktet për borxhe jo rrallëherë kanë eskaluar në kanosje serioze e përleshje. Personat që kanë tentuar t’i qërojnë hesapet në këtë formë, për pasojë kanë përfunduar në Polici dhe janë futur në telashe. Kështu dyshohet se ndodhi edhe mbrëmë, ku dy persona u rrahën në një barnatore në kryeqytet.

Media ka raportuar më herët se dy të dyshuarit janë përleshur mes vete në një barnatore në rrugën “Besëlidhja” në Prishtinë për motive që lidhen me një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi.

Siç mëson media personat e përfshirë në rast janë: Jeton Selimi dhe Muhamet Gashi.

Dy të dyshuarit, të cilët tashmë kanë përfunduar në pranga të Policisë, u kapën fillimisht me njëri – tjetrin në barnatore dhe më pas kanë vazhduar rrahjen edhe jashtë lokalit.

Në bazë të informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit ka përdorur edhe një sëpatë, me të cilën e ka goditur veturën e të dyshuarit tjetër, derisa situata eskaloi dhe intervenoi Policia.

Pasi njësitet policore intervenuan në vendin e ngjarjes, palët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, e po ashtu kanë marrë edhe trajtim mjekësor.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat