Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se deklaratat e kryeparlamentarit Konjufca se mund të ketë një sulm si në Basnjkë por në përmasa shumë më të mëdha, i kanë shqetësuar shumë ata si Komision.
Berisha thotë se janë në komunikim me anëtarët e komisionit për të parë se prej nga kanë ardhur këto informacione për sulm eventual, dhe çka po paralajmërojnë.
“Deklaratat e përsëritura të kryetarit të Kuvendit për një paralajmërim të një sulmi tjetër, ato të luftës po ashtu edhe të ministres së punëve të jashtme na kanë shqetësuar shumë. Po ashtu, jemi në komunikim edhe me anëtarët tjerë të komisionit në mënyrë që t’i ftojmë dhe t’i pyesim se ku i kanë këto informacione dhe çka po paralajmërojnë me këto informacione”, tha ai.
Deputeti i AAK-së lidhur me pyetjen se sa ka kapacitet Kosova me iu përgjigje një sulmi të tillë, në rast se ndodhë, Berisha thotë se pikërisht për këto kapacitete pretendohet të pyetet në Komision.
“Pikërisht për këtë duam me i pyet se sa është kapaciteti, dhe se si kryetar i kuvendit ka informacione të tilla”, tha ai.