Qehaja: MASHT-i të vijë me opsion ideal që garanton shpërndarjen e librave me kohë

Aktuale

Qehaja: MASHT-i të vijë me opsion ideal që garanton shpërndarjen e librave me kohë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 19:24
Rinor Qehaja

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka thënë se furnizimi me kohë me tekste shkollore për nxënësit është problem i kahmotshëm.

Në emisionin “FIVE”, eksperti i çështjeve të arsimit, Qehaja ka thënë se pret nga Ministria e Arsimit që të vijë me një opsion të duhur e ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator kur edhe fillon procesi mësimor në Kosovë.

“Furnizimi me libra është problem i kahmotshëm. Presim nga MAShT-i me ardhë me një opsion të duhur, ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator”, ka deklaruar Qehaja.

Ai ka thënë se nëse vonohen përgatitjet e duhura nga ministria dhe akterët e tjerë në procesin e subvencionimit të librave atëherë ka rrezik që do ketë sërish vonesa në furnizim me libra.

Ai thotë se për shkak që sistemi arsimor në Kosovë është i kufizuar në tekst shkollor, çdo ditë vonese e cenon mësimdhënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat