Haradinaj në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Shpreha konsideratën për bashkëpunimin e shkëlqyer

Aktuale

Haradinaj në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Shpreha konsideratën për bashkëpunimin e shkëlqyer

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 07:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmë nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomáš Szunyog si shef i zyrës së BE-së.

Ai tha se i ka shprehur konsideratën për angazhimin e tij personal në proceset me rëndësi për Kosovën dhe bashkëpunimin.

Në pritjen lamtumirëse për nder të ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog, i shpreha konsideratën time për angazhimin e tij personal në proceset me rendësi për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.

Mbetemi gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorin ndërkombëtar në Kosovë drejt arritjes së objektivave strategjike të Kosovës!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat