Nisma në Malishevë: VV i shpërbleu 7 mijë votuesit e saj, duke i lënë pa ujë të pijshëm

Aktuale

Nisma në Malishevë: VV i shpërbleu 7 mijë votuesit e saj, duke i lënë pa ujë të pijshëm

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 08:13
Vetëvendosje

Shefi i asambleistëve të Nismës në Malishevë, Halil Morina, e quan papërgjegjësi të ministrit të financave, Hekuran Muratit, për mos nënshkrimin e letrës së garancisë e cila mundëson që Malisheva të bëhet me ujë të pijshëm.

‘’Unë konsideroj se është çështje e papërgjegjshme e ministrit të financave. Me e lën një komunë të tërë pa ujë’’, thotë ai

Morina, tregon se si Komuna e Malishevës, ka gjetur donacionin për këtë problem, por që kjo po neglizhohet për fajin e Qeverisë qendrore.

‘’Ne si Komunë jemi përpjekur për të marr një kredi të butë në bashkëpunim me një organizatë austriake, që mundësia me pagua atë kredi ka qenë shumë mbuluese për ne si komunë, dhe krejt çfarë është dashur ka qenë një nënshkrim i ministrit të financave, që nëse komuna dështon me pagua kredinë, përsipër e merr Qeveria e që gjasat që kjo me dështua janë minimale ose nuk ekzistojnë ndaj qytetarëve të Malishevës’’, shprehet ai.

Shefi i asambleistëve të Nismës në Malishevë, thotë për Fo se ky është ‘’shpërblimi’’ më i mirë që Vetëvendosje po ua bën votuesve të saj në Malishevë e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte dalur si e para me mbi 300 vota para Nisma Socialdemokrate.

‘’Këto vota kjo qeveri i ka shpërblyer me një lloj ndëshkimi për me i lën qytetarët pa ujë të pijshëm. Ne si komunë jemi përpjekur që rrjetet e ujësjellësin me e dërgua në shumicën e fshatrave të Malishevës. Ne kemi bërë atë që takon me bërë si komunë, por ne burime të ujit brenda komunës tonë nuk kemi dhe kjo ka qenë e vetmja zgjidhje e që edhe kjo po injorohet nga Qeveri’’, deklaron Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat