Salihu thumbon qeverinë: S’po ikin të burgosurit, po shkojnë te gjyshet

Aktuale

Salihu thumbon qeverinë: S’po ikin të burgosurit, po shkojnë te gjyshet

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 08:19
Fitim Salihu

Analisti politik Fitim Salihu ka ironizuar keq me Qeverinë.

Para pak ditësh, zyrtarë të qeverisë në krye me Besnik Bislimin zëvendësministër, e thanë një frazë të çuditshme kur shpjeguan ikjen e qyetarëve nga vendi.

Sipas zyrtarëve të qeverisë “qytetarët nuk po ikin nga Kosova, por po shkojnë gjyshet jashtë vendit e po kthehen”.

Së fundmi, tre të dënuar janë arratisur nga organet e rendit. Shteti ka dështuar t’i parandalojë, e po dështon t’i zë.

Salihu ka ndërthurur këto dy ngjarje duke u shprehur “Qeveria: Nuk po ikin të burgosurit; po shkojnë te gjyshet e veta.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat