Liqeni i Ujmanit po shndërrohet në atraksion të ri turistik në Kosovë.
Gjatë këtyre ditëve, me temperatura të larta, shumë qytetarë janë parë duke pushuar në këtë Liqen.
Pamjet e pushuesve janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Për këto pamje, ka reaguar avokati Tomë Gashi, përcjell Bota sot.
Ai ka ironizuar, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, po e «ndotë» Ujmanin me pushues shqiptarë, për herë të parë pas 25 viteve liri, përcjell Bota sot.
“A more Albin, çka po na ban
Po na "ndotë" Ujmanin me pushues shqiptarë/ për herë të parë pas 25 vjetëve në liri e 16 - 17 vjetëve në Pavarësi/
Më herët u kënaqke veç Radoiçiqi me shokët e tij, disa prej tyre shqiptarë faqezi”, ka shkruar avokati Gashi në një postim në Facebook./Botosot