Komanda Rajonale në Perëndim e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ka zhvilluar një stërvitje të quajtur “Swift Rescue”, e cila është mbajtur në komunat perëndimore.
Përmes një njoftimi KFOR-i ka thënë se ky ushtrim shërben për ta ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.
Gjatë stërvitjes, thuhet se janë zhvilluar trajnime për skenarët e kontrollit të turmës dhe trazirave, si dhe janë testuar disa procedura evakuimi.
“Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja zhvilloi një stërvitje stërvitore të quajtur “Reagimi i Shpejtë”, mbajtur në çdo komunë në perëndim të Kosovës, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale. Gjatë stërvitjes, ata u trajnuan në skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe testuan disa procedura evakuimi”, thuhet në njoftim.