Rizvanolli: Planifikojmë që për gjatë muajit tetor 2024 të lansojmë projekte të tjera me kapacitete të erës prej 150 megavat

Aktuale

Rizvanolli: Planifikojmë që për gjatë muajit tetor 2024 të lansojmë projekte të tjera me kapacitete të erës prej 150 megavat

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 16:12
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për pikën që e kanë miratuar në Qeveri sot për fillimin e procedurave sa i përket tenderimit të kapaciteteve të energjisë nga era prej 150 megavat.

Ajo, në një konferencë për media, është deklaruar edhe për procedurat e tenderimit.

“Planifikojmë që për gjatë muajit tetor 2024 të lansojmë projekte të tjera me kapacitete të erës prej 150 megavat. Kemi marrë vendim për fillimin e autorizimit të procedurave të tenderimit për këto kapacitete gjeneruese si dhe për të dhënë mbështetje për këto. Dokumentacioni i tenderit dhe skema do të përgatiten për gjatë muajve në vijim”.

“Përmes tyre fillomë të avancojmë qëllimet tona për një sektor të energjisë më të qëndrueshëm dhe më të pastër. Të gjitha këto janë hapa të rëndësishëm që na mundësojnë të lëvizim drejt një sektori të energjisë më të pastër dhe të realizojmë strategjinë tonë të energjisë e cila është mjaft ambicioze dhe siç e kemi thënë nga fillimi me punë dhe angazhim të të gjithë akterëve edhe të vendit dhe ndërkombëtar është plotësisht e realizueshme”, ka thënë Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat