Murati akuzon Haradinajn: Kosova do t’i paguajë 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë “ContourGlobal”

Aktuale

Murati akuzon Haradinajn: Kosova do t’i paguajë 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë “ContourGlobal”

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka votuar pro pagesës së dëmshpërblimit prej 21 milionë eurove ndaj kompanisë “ContourGlobal”.

Ministri i Financave dhe Transfereve , Hekuran Murati, ka thënë se kjo vjen pasi  “ContourGlobal” ka fituar rastin ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit.

Për pagesë sipas tribunalit të Arbitrazhit, një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 përmbante vet nënshkrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj”.

“Ata kishin nënshkruar marrëveshjen përkundër thirrjeve të opozitës dhe shoqërisë civile, një kontrate e tillë nuk do të duhej të nënshkruhej në fillim. Një nënshkrim i papërgjegjshëm ikushtron kosovës mbi 21 milion euro”, ka thënë Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat