Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington ka takuar senatorë e kongresistët amerikan.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se këta ishin zëri i popullit të Kosovës.
E para e shtetit Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikan për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.