Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm, tha të mërkurën shefi i shtabit të forcave të saj të armatosura, ndërsa vendi rrit numrin e trupave në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë, shkruan Reuters.
“Sot, ne duhet të përgatisim forcat tona për konflikt në shkallë të plotë, jo një konflikt të tipit asimetrik”, kështu tha shefi i ushtrisë së Polonisë.
Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas kësaj deklarate edhe Kosova duhet të ndërmarrë një sërë hapash për sigurinë në vend.
Postimi i plotë:
Shefi i ushtrisë Polonis thotë se Polonia duhet të përgatisë ushtrinë për konflikt në shkallë të plotë !
Pra !
Presidenca e Kosovës/Qeveria e Kosovës / Parlamenti i Kosovës
1. Duhet të hartojnë dhe miratojnë urgjentisht ligjin për Mobilizimin Ushtarak.
2. Duhet të krijohet urgjentisht Departamenti i Forcave Speciale Tokësore (Xhandarmëria/Karabinerat e Kosovës).
3. Të krijohet urgjentisht Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes
4. Të krijohet urgjentisht një task forcë nën autoritetin e Presidencës për mobilizim parandalues në infrastrukturën kritike si dhe rezervat shtetërore (duhet të kapërcejmë inatin politik).
5. Ne kemi nevojë urgjente për blerjen e armëve, qoftë edhe me kredi dhe ndarje fondesh (Task Forca e përbërë nga kreu i shtetit dhe krerët e partive politike në parlament).
Jemi në rrezik