Njohësit thonë se NATO ka vëmendje të shtuar ndaj Kosovës

Aktuale

Njohësit thonë se NATO ka vëmendje të shtuar ndaj Kosovës

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Tash e dy ditë Kosova është duke u përfaqësuar nga presidentja e vendit, Vjosa-Osmani Sadriu në samitin e NATO-s, në ShBA.

Kjo pjesëmarrje e republikës, në këtë organizim të udhëhequr nga Sekretari i Shteti, Antony Blinken, po vlerësohet si goxha e rëndësishme në kohën e brishtësisë së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Njohësit e sigurisë në vend, vlerësojnë se është koha që NATO të marrë me prioritet kërkesën e shtetit më të ri në Ballkan, për tu bërë pjesë e aleancës veri-atlantike.

“ Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës,  në samit të NATO-s është një dëshmi e fuqishme se aleanca veri-atlantike e ka në fokus shtetin e Kosovës, dhe se shteti i Kosovës është në agjendën e saj ngase, vet institucionet e Republikës së Kosovës, janë të interesuara që Kosova të jetë pjesë e aleancës veri-atlantike. Prandaj Kosova sa më parë të bëhet anëtare e plotë me të drejta të barabarta si me vendet e tjera, do të prodhoi paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Avni Islami- njohës i sigurisë

Edhe profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, tha se vëmendja e NATO-s është edhe kah Kosova.

“ Tregon një vëmendje të shtuar të aleancës veri-atlantike sidomos ShBA-ve, meqë mbahet nën patronatin e sekretarit Blinken, ky samit tregon se ShBA dhe aleanca veri-atlantike ka vëmendje të shtuar….. “Lufta e cila vazhdon ende në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe pretendimet e saj për territorin në Ukrainë është një fakt i cili nuk mund ta anashkalojmë dhe i cili fakt mund të interferoi zhvillime tjera. Jam i bindur se edhe ky samit dhe zhvillimet e tjera të diplomacisë, janë të vetëdijshëm për boshtin e së keqes”, thotë Çollaku.

E sipas Avni Islamit, institucionet e sigurisë në vend, janë duke vazhduar bashkëpunimin me pjesëtarët e KFOR-it për të parandaluar çdo mundësi të përshkallëzimit të situatës në katër komunat veriore.

“Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë së bashku me KFOR-in, janë duke menaxhuar kufijtë e Kosovës, dhe unë nuk pres në një të ardhme të afërt që të ketë ndonjë aksion nga grupet terroriste të përkrahur presidenti Vuçiq”, thotë ai.

Gjatë kohës që po mbahet samiti i NATO-s në ShBA, përfaqësues të lartë ndërkombëtar i kanë bërë thirrje Serbisë për tu rreshtuar nga Bashkimi Evropian, dhe për tu larguar nga agresori, Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat