Rudari i reagon Gashit, thotë se xhamia në Mat s’u ndërtua nga Serbia, por nga kontributi i një ish-luftëtari të UÇK-së

Aktuale

Rudari i reagon Gashit, thotë se xhamia në Mat s’u ndërtua nga Serbia, por nga kontributi i një ish-luftëtari të UÇK-së

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 21:35
Naim Rudari

Avokati Naim Rudari, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-zëvendësministrit Milazim Gashi, i cili tha se xhamia në Prishtinë, specifikisht ajo në Mat, është ndërtuar me financa të Serbisë.

Rudari tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke e përmendur veteranin e UÇK-së, Skënder Krasniqin, i cili sipas tij e kishte dhënë tokën për ta ndërtuar xhaminë në fjalë.

Sipas Rudarit, Skënder Krasniqi është patriot i madh dhe se s’do lejonte që xhamia të ndërtohej me para të Serbisë.

“Nuk I besoj fare, për xhaminë në Mati, e njoh një familje Krasniqi ka kontribuuar shumë, Skënder Krasniqi, një luftëtar I luftes së fundit, patriot I madh, nuk do lejonte në atë tokë me fondacione të tilla, është e pabesueshme. Shqetësuese është që thotë zvministri duhet BIK ta trajtojë këtë dokument”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat