Ramadani: Prezenca e Kosovës në suaza të Samitit të NATOs është simbolike

Aktuale

Ramadani: Prezenca e Kosovës në suaza të Samitit të NATOs është simbolike

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2024 Në ora: 21:55
Burim Ramadani

Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se prezenca e Kosovës në suaza të Samitit të NATOs është simbolike.

“Komunikimi me NATOn nuk është lojë taktike, por kërkon edhe profesionalizëm, edhe orientim të qartë strategjik!”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Prezenca e Kosovës në suaza të Samitit të NATOs është simbolike.

Nuk ka avancim të përmbajtjes së raporteve Kosovë-NATO, në kohën kur kjo është më së e domosdoshme. Fatkeqësisht!

Aranzhmanet e reja operacionale Kosovë-NATO janë krejtësisht të argumentueshme dhe të mundshme, nëse Kosova do të kishte një Platformë Nacionale të komunikimit me NATOn.

Në komunikimin me Stafin Ndërkombëtar (IS) në NATO, qasja e Kosovës duhet të jetë profesionale.

Në komunikimin me shtetet kryesore të NATOs, prirë nga SHBA, qasja e Kosovës duhet të jetë strategjike.

Komunikimi me NATOn nuk është lojë taktike, por kërkon edhe profesionalizëm, edhe orientim të qartë strategjik!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat