Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kanë vlerësuar si mashtrim të pushtetit rritjen e pagës mesatare në vend.
Isak Shabani, deputeti i kësaj partie, tha se Qeveria Kurti ka dështuar në sferën e ekonomisë.
Sipas tij, zgjedhja e Bedri Hamzën si kryeministër, do ta zhvillonte ekonominë e vendit.
“Nuk ka ndryshim të pagave në krahasim me rritjen e inflacionit, nuk ekziston ajo rritje e pagave as për sektorit privat e publik. Ky është mashtrim i Qeverisë. Në regjion jemi në nivelin më të ulët. Dështimi më i madh është në sferën e ekonomisë. Ka stagnim në sferën e ekonomisë nëse vjen kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza do të ketë zgjidhje për ekonominë”, tha Shabani.