Pal Lekaj: Qeveria po shet lajme të rrema

Aktuale

Pal Lekaj: Qeveria po shet lajme të rrema

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 08:13
Pal Lekaj

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj e ka cilësuar si lajm të rremë, deklaratat e pushtetit për rritjen e pagës mesatare.

Lekaj tha se paga minimale është 250 euro në Kosovë.

“Deklaratat e figurave të pushteti janë përralla të llojit të vetë që provokojnë dhe tentojnë t’i shesin si lajme e arritje të Qeverisë Kurti. Shumica e qytetarëve po jeton me kushte minimale të ekzistencës, ku rroga e tyre minimale është 250 euro, e pëcjellur pa sigurime shëndetësore, pa shportë të mirëfilltë familjare, pa dinjitet e pa perspektivë për jetë”.

Deputeti Lekaj thotë se pushteti aktual as 40% e premtimeve s’do ti përmbush gjatë këtij mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat