“Serbia do destabilizim në Kosovë”, eksperti zbulon lëvizjen e Kurtit dhe Konjufcës

Aktuale

“Serbia do destabilizim në Kosovë”, eksperti zbulon lëvizjen e Kurtit dhe Konjufcës

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 10:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në një intervistë me Ora News, eksperti i sigurisë Arben Dashevci u shpreh se Serbia ka tentuar gjithmonë që të destabilizojë Kosovën.

Ai shtoi se shqetësimet e Kurtit dhe Konjufcës në raport me veprimet e Serbisë janë reale dhe se janë edhe si një apel te organet ndërkombëtare që të shtohet presioni ndaj Serbisë.

Dashveci: Serbia këto baza i ka gjithë ato vite rreth Kosovës dhe jemi në një luftë hibride me të, dh Serbia ka tentuar gjithmonë që të destabilizojë Kosovën, sepse janë me atë mendësinë e viteve ’90. Prandaj shqetësimet e Kurtit dhe Konjufcës i konsideroj si të vërteta sepse merren dhe analizohen.

Këto shqetësime i shoh edhe si një apel te organet ndërkombëtare që të shtohet presioni ndaj Serbisë, sepse mund të ketë tendenca për destabilizim. Serbia duhet të ndahet që të mos e ketë më rastin e Banjskës që të mos përsëritet më. Dihet qasje e Serbisë tashmë, teksa në Beograd vetëm sa ndërrohen kolltukët përballë bashkësisë ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat