Mbrojtja e paqes dhe e sigurisë, temë diskutimi mes Osmanit dhe kryeministres së Danimarkës

Aktuale

Mbrojtja e paqes dhe e sigurisë, temë diskutimi mes Osmanit dhe kryeministres së Danimarkës

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 11:34
Vjosa Osmani dhe Mette Frederiksen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Takimi ka ndodhur në margjina të Samitit të NATO-s, në Uashington.

Presidentja, Vjosa Osmani këtë e ka bëtë të ditur për përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

E, para e shtetit Vjosa Osmani ka treguar se temë diskutimi kanë qenë qëllimet e përbashkëta në mbrojtje të paqës e sigurisë në kontinentin tonë.

“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tone”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat